Këngëtarja: Në moshën 9-vjeçare, një i afërm abuzoi seksualisht me mua
Këngëtarja e mirënjohur, Gloria Estefan, ka rrëfyer për herë të parë publikisht se në moshën 9-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një anëtar i familjes. Ylli I pop-it Kubano-Amerikan, tregoi se abuzimi ka ndodhur në kohën kur ajo ishte në shkollë muzikore dhe nga dikush që nëna e saj i besonte.
"93% e fëmijëve të abuzuar i njohin dhe u besojnë abuzuesve të tyre. Dhe unë e di këtë sepse jam një prej tyre," tha ajo.

Ajo foli për abuzimin për herë të parë në një shfaqje në Facebook, së bashku me vajzën dhe mbesën e saj të rritur. Këngëtarja e hiteve si Conga dhe Rhythm is Gonna Get You, tha në program se një i afërm i largët kishte shfrytëzuar besimin e nënës së saj, duke e ngacmuar.

"Ju e keni pritur këtë moment për një kohë të gjatë," i tha Lili, mbesa zonjës Estefan. "Po", u përgjigj këngëtarja 64-vjeçare.
"Ai ishte pjesë e familjes dhe në një pozitë të fuqishme. Nëna ime më regjistroi në shkollën e tij të muzikës dhe ai menjëherë filloi t'i tregonte asaj se sa i talentuar isha dhe se si kisha nevojë për vëmendje të veçantë."

Fituesja e tre çmimeve Grammy tha se ishte në dijeni se ndodhej në një situatë "të rrezikshme", por nuk mund ta shmangte.
Pas një gjendje ankthi të gjatë ajo vendosi t’i tregonte nënës së saj për atë që po ndodhte. Megjithëse nëna e saj njoftoi policinë, ata e këshilluan që të mos ngrinte padi sepse ajo "do të kalonte trauma më të rënda kur të dëshmonte".

Estefan ka lindur në Kubë, por u transferua në Miami me familjen e saj kur ishte e vogël, aty ku edhe filloi abuzimi./Ora News/
