Ora News atje ku u ekzekutua oficeri i krimeve në Lezhë, po ktheheshin pasi kishin asgjësuar një parcelë me kanabis
Ora News ishte sot në Kune Vain, të Lezhës në vendin ku u qëllua për vdekje oficeri i krimeve Saimir Hoxha mesditën e 28 shtatorit 2021.
Plot 24 orë pas vrasjes së tij në vendngjarje ka ende njolla gjaku
Efektivët po vinin nga një zonë ku kishin asgjësuar 110 rrënjë kanabis sativa dhe po merrnin rrugën pë të dalë jsahtë lagunës. Në një moment është parë një makinë e dyshimtë.
Oficerët i kanë bërë me shenjë makinës të ndalojë.
Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj tregon se mjeti është ndaluar vetëm pak metra më përpara. Dy persona kanë dalë nga makina, Kristian Sheri, dhe Armando Marku, ndërsa Aldi Rama nuk ka pranuar të dalë nga makina.
Saimir Hoxha është afruar tek makina dhe ka bërë me shenjë Aldi Ramës të dalë nga makina ku ishte ulur në sediljen e pasme.
21 vjeçari e ka qëlluar në drejtim të oficerit të krimeve sapo i ka bërë me shenjë të dalë.
Menjëherë më pas, i riu ka hipur në anën e shoferit dhe është larguar.
Policia ka administruar 8 gëzhoja nga pistoleta TT dhe 7 gëzhoja dyshohet se janë qëlluar nga armët e kolegëve të Saimir Hoxhës.
Pas 5 – 6 orëve operacion policia ra në gjurmët e Aldi Ramës për të cilin u deklarua se u vetëplagos.
Aldi Rama u dërgua më pas në spitalin e Lezhës në gjëndje të rëndë dhe më pas u dërgua në Spitalin e Traumës ku dhe ndërroi jetë sot në mëngjes.
