Sali Berisha, sot me "Foltoren" në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2021, 09:55
Takimin e radhës me anëtarësinë e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha do ta ketë në Durrës ditën e sotme (29 shtator).
Lajmin e ka dhënë vetë Berisha në faqen e tij në Facebook.
"Njoftim!Diten e merkure me daten 29 shtator ne ora 18:00 ne sallen e Pallatit te Kultures Aleksander Moisiu ne Durres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Durresit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!"
Takimin e fundit Berisha e pati në Vlorë më 25 shtator./OraNews/
