Zbardhet dëshmia e shokëve të Aldi Ramës: Kishim shkuar të konsumonim hashash

Saimir Hoxha, 44 vjeç me detyrë nënkomisar mbeti i vrarë mëngjesin e djeshëm pasi u qëllua me plumb në zemër nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Policia informoi se ka bërë arrestimin e dy të rinjve Kristian Sherri dhe Armando Marku që ndodheshin me Ramën në makinë në momentin e ngjarjes.

Gazetarja e Ora News, Keti Banushi bën me dije se Prokuroria e Lezhës po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen.

Në makinë me 21-vjeçarin Aldi Rama ishin dhe 2 persona të tjerë të cilët janë arrestuar nga policia me akuzën e moskallëzimit të krimit.

Dy të rinjtë do dalin para Gjykatës me akuzën e moskallëzimit të krimit.

Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa dy personat e arrestuar kanë pretenduar që nuk kanë pasur lidhje me kanabisin i cili është gjetur në parcelat për të cilat kishte shkuar policia.

Ata kanë deklaruar se kishin shkuar për të konsumuar lëndë narkotike dhe nuk kishin dijeni që Aldi Rama kishte një  armë me vete. 

Deklarata e tyre pritet të vërtetohen nga analizat që do t'i bëhen nëse janë vërtet konsumues të lëndës narkotike. Mendohet se reagimi i Aldi Ramës ka ardhur pasi ka qenë nën masën e arrestit të shtëpisë. Këto prite të verifikohen pasi është një çështje ende në zhvillim. /OraNews/