Liderja e opozitës bjelloruse viziton sot Shqipërinë me ftesë të Ramës, çfarë do të diskutohet
Sviatlana Tsikhanouskaya, kryetarja e opozitës bjelloruse do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, pas ftesës nga kryeministri Edi Rama.
Lajmin e ka bërë me dije Tsikhanouskaya përmes një postimi në Twitter, nga ku theksoi se do të diskutojnë me kryeministrin për rolin e Shqipërisë në OSBE, sa i përket krizës në Bjellorusi dhe angazhimin e saj në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.
"Jam e lumtur të njoftoj vizitën time në Shqipëri, më 29 shtator, me ftesë të Kryeministrit Edi Rama.
Unë do të diskutoj angazhimin e Shqipërisë në @OSCE në lidhje me krizën e Bjellorusisë si dhe anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara," shkruan Tsikhanouskaya.
I am glad to announce my visit to Albania tomorrow, September 29, at the invitation of ???????? Prime Minister @ediramaal. I will discuss Albania's engagement in the @OSCE regarding the Belarus crisis and the upcoming membership of Albania in the @UN Security Council. pic.twitter.com/6Fl83II1GQ
— Sviatlana Tsikhanouskaya (@Tsihanouskaya) September 28, 2021
