Zbardhet dinamika/ Mes policëve dhe Aldi Ramës ka pasur shkëmbim zjarri, 2 plumba kapën oficerin e krimeve

Mëngjesin e djeshëm (28 shtator) Lezha u trondit nga vrasja e oficerit Saimir Hoxha i cili u qëllua me plumb në zemër nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Ora News ka zbardhur dinamikën e plotë të vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha.

Burime bëjnë me dije se Rama ka pasur me vete 2 krehër pistolete.

Njërën e ka hedhur në vendngjarje pasi qëlloi Saimir Hoxhën e ndërsa tjetra u gjet në vendin ku plagosi veten.

Rama ka qëlluar ndaj efektivit nga sedilja e pasme e mjetit me një plumb në qafë.

Ka dalë nga makina për tu ulur në vendin e shoferit dhe aty e ka qëlluar me një plumb në bark i cili ka kaluar pranë zemrës.

Sipas hetuesve janë gjetur 8 gëzhoja  të qitura nga pistoleta TT e autorit dhe 7 të tjera të qitura nga dy efektivët e tjerë, kolegë të Saimir Hoxhës.

E gjithë ngjarja ka ndodhur 500 metra nga parcela ku efektivët kishin asgjësuar 110 rrënjë kanabis. Mostrat e lëndës narkotike u gjetën në makinën e policisë./OraNews/