Zbulohen personat që ishin në makinë me Aldi Ramën, merren në pyetje nga policia

Kristian Sherri dhe Armando Marku, janë dy personat që kanë qenë në makinë së bashku me 21-vjeçarin Aldi Rama, 21-vjeç, që dyshohet se ka vrarë efektivin e policisë Saimir Hoxha 44-vjeç.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se Sherri dhe Marku, ndodhen në komisariatin e policisë, ku dhe po merren në pyetje për të dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë Aldo Rama, 21-vjeç, sipas njoftimit zyrtar të policisë, është vetëplagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe nën mbikëqyerjen e policisë.

Ai është vetplagosur brenda banesës ku po qëndronte, ndërkohë që vendi ishte rrethuar nga RENEA./ Ora News/