Konfirmon policia: Aldo Rama është vetëplagosur, autor i vrasjes së efektivit të policisë Saimir Hoxha

Dyshohet është vetëplagosur me armë zjarri Aldo Rama, autori i vrasjes së efektivit të policisë Saimir Hoxha, 44 vjeç babai i dy fëmijëve.

Mësohet se Aldo Rama se ka qëlluar veten gjatë operacionit policor për kapjen e tij.

Sipas policisë, efektivët i kanë bërë thirrje që të dorëzohet, por ai ka kundështuar dhe më pas është vetëplagosur me armën e tij. 

"Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në "Lagunen Vain". Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama  nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur  me armën e  tij. Aktualisht po transportohet  nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën." - njofton policia. 

I riu qëlloi duke lënë të vdekur policin Saimir Hoxha ishte nisur në aksionin anti-kanabis së bashku me 4 efektivë të tjerë, mes tyre Shefi i Krimeve në Lezhë.

Konfirmon policia: Aldo Rama është vetëplagosur, autor i vrasjes

Konfirmon policia: Aldo Rama është vetëplagosur, autor i vrasjes

Konfirmon policia: Aldo Rama është vetëplagosur, autor i vrasjes