Komisioni i Sigurisë hesht për vrasjen e efektivit
Komisioni i Sigurisë nuk ka dhënë asnjë reagim sa i përket vrasjes së oficerit të policisë në operacionin antikanabis në Lezhë. Megjithatë deputetët në nisje të punimeve kanë mbajtur një minutë heshtje. Për ngjarjen presidenti Ilir Meta është shprehur itronditur teksa ka kërkuar vazhdimin e betejës ndaj trafikut të drogës.
Mbledhja e parë e Komisionit të Sigurisë ka nisur në një seancë të pazakonshme në Shqipëri.
Oficeri i krimeve Saimir Hoxha, 44 vjeç, është ekzekutuar me plumb në zemër gjatë kontrollit për kanabis.
Edhe pse në kushte të vështira dhe në një komunikim online, deputetët e opozitës kanë kërkuar një minutë heshtje por pa u marrë parasysh nga mazhoranca.
"Është në nderin tuaj si kryertar të mbajmë një minutë heshtje" i kërkoi Salianji Naços.
Asnjë diskutim nuk u vazhdua më tej për situatën e krimit apo marrje të masave.
"Është një ndër ngjarjet më të rënda jeta e një punonjësi të policisë, kjo kërkon një vëmendje më të madhe dhe nga ky komision për jetën e të gjithë dhjetëra atyre punonjësve".
Për ngjarjen ka reaguar presidenti, Ilir Meta, i cili shprehet i tronditur për ngjarjen.
Duke ngushëlluar familjen dhe kolegët e efektivit të ekzekutuar me plumb në zemër, Kreu i Shtetit kërkon hetimin dhe kapjen e autorëve
"Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë".
Pas vrasjes së oficerit Ibrahim Basha në operacionin antikanabis në Lazarat, ngjarja e Lezhës është ngjarja më e rëndë në luftën ndaj trafiqeve.
Më herët është qëlluar me armë ndaj helikopterit të ushtrisë në kontrollet në Dukagjin.
