Vrasja e efektivit/ Hajdarmataj: Policia të tregohet inteligjente, mënyra se si funksionon s’është e duhur
Ish- drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj, teksa ka folur në lidhje me vrasjen e efektivit të krimeve në Lezhë Saimir Hoxha, 44 vjeç,ë shtë shprehur se policia shqiptare duhet të drejtohet nga inteligjenca.
Në një intervistë që ka dhënë për Ora News, Hajdarmataj shprehet se në këtë rast nuk është zbatuar asnjë lloj procedure e policisë që shtetit, ndërsa shton se nuk dyshon se s’kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal.
Arben Hajdarmataj: Policia shqiptare duhet të drejtohet nga inteligjenca. Në këtë rast nuk është zbatuar asnjë lloj procedure. Nuk mendoj se në këto momente ka një grup të strukturuar kriminal. Ne nuk kemi informacion që në automjet është gjetur armë tjetër ose lëndë narkotike, nuk më lënë të mendojë se jemi përpara një grupi të strukturuar kriminal. 30 vitet e fundit ka shumë efektiv policie të vrarë, dhe unë mendoj se krimi vazhdon dhe nuk stepet.
Krimi goditet duke përdorur dhe duke u prirë nga inteligjenca policore. Gjithmonë ka një plas masash ku përcaktohet gjithçka. Në këtë rast nuk e dimë a kemi një patrullë të tillë apo jo. Efektivët e policisë janë goditur ndoshta edhe për neglizhencën e drejtuesve. Mënyra se si funksion policia nuk është e duhur. Duhet të zbatosh të gjithë rregullat në procedurat e nevojshme. Nuk kemi ndonjë detaj se përse këto punonjës policie kanë ndaluar makinën aty./ Ora News/
