Ambasadorja e SHBA-së reagon për vrasjen e policit në Lezhë: Autorët të vihen para drejtësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2021, 15:14
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim shprehu ngushëllimet më të thella për humbjen e oficerit të policisë Saimir Hoxha i cili mbeti i vrarë në krye të detyrës paraditen e 28 shtatorit 2021.
“Shpresojmë që autorët të vihen përpara drejtësisë” shkruan ambasadorja në një postim në twitter.
Deepest condolences to family & colleagues of the Albanian State Police officer who was killed in the line of duty. Police & other first responders face danger on behalf of all citizens, and we are grateful for their heroism. We hope the perpetrators will be brought to justice.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 28, 2021
Saimir Hoxha, 44 vjeç u ekzekutua nga 21 vjeçari Aldo Rama në ishull Lezhë. Policia e ka lokalizuar autorin dhe është në aksion për arrestimin e tij.
