Banorët e Saukut dy javë pa ujë, apel Bashkisë: Nuk zgjidhet me bote

Banorët në rrugën "Hamdie Dalipi" këtë të martë janë mbledhur në shenjë revolte kundër bashkisë Tiranë.

"Dje na ka sjellë dy bote uji bashkia, do mbarojë nesër. Nuk mbahet vetëm me bote."

"Dy javë pa ujë."

Ata kërkojnë ujë, pasi mungesën prej dy javësh e shohin të pajustifikueshme.

"Të riparohet nëse ka defekt."

Banorët kërkojnë një zgjidhje edhe për mungesën e koshave të mbeturinave, pasi lagjja e tyre është lënë në mëshirë të fatit.

"Ditë për ditë plehra, për një kazan plehrash kjo situatë është e padurueshme."

Plehrat nuk kanë ku t'i hedhin, duke e kthyer zonën në vendgrumbullim plehrash.

Por jetike për to është uji, pasi edhe pse kanë bërë ankesa, nuk kanë marrë zgjidhje nga institucionet përgjegjëse.

"Nuk do të rrimë çdo ditë te UKT, kemi punë."

Pas bisedës me punonjës të Ujësjellës Kanalizimeve duket se ky institucion u vu në lëvizje duke e marrë në konsideratë rastin.

"Drejtori na premtoi që do vijë vetë te lagjja dhe do zgjidhë problemin."/OraNews/