Festë dhe muzikë në Panairin e Maliqit

Ëmbëlsira, prodhime blegtorale e bujqësore, ishin këto produkte që mbizotëronin në Panairin në Maliq.

Mes gjithë prodhimeve të zonës, mbizotëronte edhe atmosfera festive, me këngë e valle popullore.

Qyteti i cili e ka prejardhjen nga ish kombinati i sheqerit ka bërë që banorët ta ruajnë me fanatizëm këtë traditë e bukur, e cila promovon larminë e gatimeve të ëmbla.

"Kemi shumëllojshmëri ëmbëlsirash. Kemi revani, gurabie, biskota, shëndetli."

"Kemi sjellë petulla të fshira,bakllava, kulaç i bërë vetë, revani, kek."

Panairi në qytetin e Maliqit ka tërhequr vizitorë nga e gjithë Shqipëria, të cilët kanë pasur mundësinë të njihen me traditat e fshatrave të kësaj zone si edhe të shijojnë prodhimet e ekspozuara.

Festë dhe muzikë në Panairin e Maliqit

Festë dhe muzikë në Panairin e Maliqit

Festë dhe muzikë në Panairin e Maliqit

Festë dhe muzikë në Panairin e Maliqit

Festë dhe muzikë në Panairin e Maliqit

Festë dhe muzikë në Panairin e Maliqit

Festë dhe muzikë në Panairin e Maliqit