Makina përplaset me furgonin e mësuesve në aksin Fier-Libofshë, katër të lënduar
Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Fier- Libofshë në vendin e njohur si Petovë.
Mësohet se dy automjete, njëri prej të cileve furgon, janë përplasur me njeri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar katër shtetas.
Automjeti tip furgon shërbente për transportin e pasagjerëve por edhe të mësuesve.
Debatet dhe problemet teknike dështojnë diskutimet online në Kuvend
28 Shtator, 14:36
Këta të fundit sapo kishin përfunduar procesin mësimor dhe ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe autoambulanca.
Për në spitalin e Fierit janë shoqëruar për ekzaminime katër shtetas dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
"Sot rreth orës 14:00, në fshatin Petovë, janë përplasur automjetet tip "Benz" dhe "Ford" me drejtues përkatësisht shtetasit N. P dhe K. L. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit tip "Benz" dhe 3 pasagjerë, të cilat po marrin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën" njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

