“Solskjaer shkarkohet nga Man. United, nëse nuk sjell një trofe”

Trofeu i fundit i Man. United është në vitin 2017 nën drejtimin e Jose Mourinhos që arriti të fitonte trofeun e Europa League me “djajtë e kuq”.

Këtë vit pas shpenzimeve shumë të mëdha në merkato, 130 mln Paund për afrimin e Varane, Sancho dhe Ronaldo, presioni ndaj Solskjaer është rritur sidomos pas rezultateve të fundit dhe për Teddy Sheringham, ish sulmuesin e famshëm anglez, fundi nuk do të jetë i mirë për norvegjezin.

“Pa dyshim ka presion ndaj Solskjaer këtë vit për të fituar diçka. Nëse ai nuk fiton diçka, ai e di që emri i tij do të shkruhet në murin. Ata nënshkruan me Varane dhe Sancho. Kjo do të ishte e mjaftueshme, por më pas erdhi Ronaldo dhe drejtuesit duhet të shohin rezultate tani. Ole është ende një menaxher i ri dhe ai po fiton përvojë ndërkohë që është në punë. Në nivele të larta ai njeh vetëm Unitedin dhe kjo është një punë e vështirë për t'u larguar. Unë mendoj se ai po përparon, por duhet ta çojë punë e tij në një nivel tjetër.”

Për Sheringham, Solskjaer është një legjendë dhe të gjithë duan të mirën e tij por gjithashtu ka nga ata që mezi presin të dështojë.

“Unë mendoj se të gjithë duan që ai të bëjë mirë, duan që ai të bëjë mirë sepse ai është një legjendë e Manchester United. Kjo i jep atij një hapësirë, por duhet theksuar se ai duhet të fitojë diçka. Nuk është shkencë e raketave. Nëse nuk ndodh, nuk do të zgjasë shumë aty”, komentoi ish sulmuesi.

Lidhur me kritikat e disa prej legjendave të Man. United ndaj lojës së ekipit, Sheringham i shikon si normale dhe pa asnjë qëllim të keq sipas tij pasi të gjithë mund të bëjnë kritika të arsyeshme./Ora News/.