Video/ Gola dhe spektakël, derbi i kryeqytetit i përket Lazios, Roma në “tapet”
Pesë gola, episode, penallti dhe emocione të mëdha dhuroi derbi i kryeqytetit në Serinë A. është Lazio që festoon me 3 pikë por që një sukses i tillë është gjithmionë më shumë se 3 pikë për këto dy skuadra dhe sot festojnë bardhekaltërit.
3-2 ishte rezultati final i ndeshjes dhe që në fakt nuk kishte një ekip dominues pasi të dyja skuadrat luftuan.
E nisën më mirë lazialët me dy gola të shpejtë nga Saviç në 10’ dhe Pedro në 19’, me këtë të fundit që ndëshkon ish skuadrën e tij.
Roma reagon dhe pa u mbyllur pjesa e pare shënoi me Ibanez në 41’ ndërsa në pjesën e dytë duke kërkuar golin e barazimit pëson golin e tretë me një kundërsulm ku Anderson shënoi.
Gjithsesi në 69’, Veretout hapi ndeshjen me një gol me penallti dhe me gjithë tentativat e ekipit të Mourinhos, mbyllet 3-2 ndeshja dhe fitorja që shkon për Lazion./Ora News/.
