(Video) Plas edhe në Kosovë, përleshje mes tifozerive në derbin Drita-Gjilani

Drita-Gjilani mund të quhet pa frikë derbi më i zjarrtë në futbollin kosovar. Sot e luajtur në një fushë asnjanëse, në “Fadil Vokrri”, ndeshja pati tensione të mëdha mes tifozëve e as në fushë mes ekipeve nuk mungoi diçka e tillë.


Pas një pjese të parë emocionuese dhe pa gola, tifozët në stadium, edhe pse numër i kufizuar për shkak të masave anti-covid, gjetën mundësinë të linin shenjë duke shpërthyer gati në dhunë.

Tifozët e Dritës, kaluan rrethimin në “Fadil Vokrri” dhe u sulën në vendqëndrimin e tifozëve të Gjilanit ku edhe pse me rrethim, pati edhe përleshje e hedhje sendesh gjithashtu.

Pjesa e dytë nisi me pak vonesë për shkak të dhunës dhe hyrja e forcave policore qetësoi situatën ndërsa në fushë, ishte Gjilani që me Prognin në 66’ dhe Kelmendi në 89’ vulosën fitoren e pare në derbi për skuadrën e Ismet Munishit, trajnerit karizmatik në futbollin dardan.