(Video) Osimhen i pandalshëm, i jep fitoren e 6 radhazi dhe kryesimin Napolit

Një Napol perfekt deri tani në Serinë A. 6 ndeshje, 6 fitore dhe një ecuri ëndrrash për të kaltërit që i shikojnë gjjthë nga poshtë në renditje.

Në "Maradona Stadium", vendasit shkëlqyen edhe ndaj Cagliarit ndaj të cilëve fituan 2-0 dhe nuk rrezikuan në asnjë moment.

Spalletti po bën një punë të jashtëzakonshme dhe prej vitesh nuk shihej një ekip kaq efektiv e sidomos me një Osimhen të pandalshëm.

Sulmuesi nigerian shënon rregullisht dhe sot me njé gol dhe me penalltinë e fituar ishte më i miri i ndeshjes ndaj Cagliarit.

Me këtê fitore, Napoli jep sinjal të fortë se do të jetë kandidate për titullin deri në fund. /Ora News/.