Daja pas barazimit me Vllazninë: Dorëzojmë edhe pasimin e thjeshtë, por lojtarët kanë mentalitet fituesi
Pas barazimit me Vllazninë, trajneri i Partizanit, Ilir Daja u shpreh se nuk është fundi i botës barazimin me Vllazninë duke vlerësuar lojën e skuadrës së tij ndaj shkodranëve.
Ai tha se që i pëlqen është se lojtarët kanë mentalitet fituesi dhe lojtarët e kanë treguar pavarësisht rezultatit.
Daja: Kemi qenë mbi Vllazninë në të gjitha aspektet, më pëlqen se kemi vrapuar shumë. Duhet të rregullojmë disa gjëra të tjera në manovër. Është evidente fakti që kur kemi forca të shumta afër topit, dorëzojmë edhe pasimin më të thjeshtë. Na kushton energji, dhe ndërtimin e sulmit nga poshtë. Mundesh ta dorëzosh topin, por jo në gjendje kur je pa presion. Ajo që më pëlqen është se lojtarët kanë mentalitet fituesi dhe lojtarët e kanë treguar pavarësisht rezultatit.
Daja shtoi se skuadra ka një derbi me Dinamon këtë javë dhe tha se është entuziast pasi ekipi ka një kondicion të mirë dhe po përmirësohet.
Daja: Derbi është shumë larg, kemi një derbi me Dinamo këtë javë. Na bën entuziast fakti që ekipi ka një kondicion të mirë, dhe po përmirësohen. Kemi një grup lojtarësh të ri, që një pjesë janë nën 21 vjeç, do të evidentoja Rrapajn. Partizani ka dhe një grup që mund të mendoje më tej ku me mbështetjen e lojtarëve me eksperiencë do të rriten. Nuk kemi akoma një mbrojtje të konsoliduar, sepse po të shikohet me situatat që krijohen nga ekipet kundërshtaret ne pësojmë gol. Zhuniori na duhet pasi atë lloj manovre në fazën e mbrojtjes dhe në nuk duhet të pësojmë gol, në qoftë se nuk do të pësonim ato gola do të kishim më shumë pikë.
