Arsenali dominues në derbi, fiton dhe zhyt në krizë Tottenham (video)

Kohët e vështira kanë përfunduar për Arsenalin. Topçinjtë janë rikthyer në formën më të mirë dhe me Granit Xhakën e rikthyuer, që  në fakt doli sërish jashtë i dëmtuar, ata dominuan north London derbi ndaj Tottenham.

Harry Kane me shokë jane në vështirësi tashmë me një humbje të tillë, 3-1 dhe për trajnerin Espirito Santo gjërat nuk po ecin mire.

Menjëherë në të 13’m Rowe kaloi në avantazh skuadrën e Artetas dhe në 27’ dhe 34’, Aubameyang dhe Saka tronditën rivalët me dy gola të tjerë.

Me një disavantazh të tillë pas 45 minutash nuk kishte asnjë shans për të reaguar për Tottenham, veçse golit të nderit në 74’ nga Son./Ora News/.