Longo “qan” humbjen e rasteve, zgjedh Vllazninë si rivalin më të fortë
Teksa ekipi i tij u përmbys me 2 gola nga Laçi në një fraksion loje, trajneri Diego Longo u pa u zhgënjyer pas ndeshjes me kurbinasit ku tha se skuadra humbi shumë raste dhe se duhej ta mbyllte më shpejt ndeshjen.
“Luajtëm kundër një skuadre të fortë, Nuk e di se sa ekipe mund të vijnë këtu dhe të dominojnë ndeshjen. Ne kishim shumë raste, nuk e dimë se sa ishin, mdje edhe me portën bosh, nuk i shfrytëzuam dhe erdhi ky barazim. Nuk mund të them se jam i kënaqur, kishim lojën në dorën tonë. Jemi ekip i ri, me djem të rinj dhe më kënaq loja, çdo ekip do kohën e vet të ndërtohet. Duhet të përmirësohemi fillimisht para, pasi nuk shënojmë shumë. Kishim shumë raste, por nuk shënuam. Normalisht duhet të përmirësohemi dhe prapa, por mekanizmat kanë funksionuar. Goli i pësuar? ishte vetëm një futbollist 21-vjeç që duhet përmirësuar dhe ka kohë.”
Ndërkohë që foli dhe për kampionatin shqiptar, trajneri italian i Kukësit zgjodhi Vllazninë si pretendentin më të fortë, të pajtën deri tani pas 3 javësh.
“I shikoj, praktikisht, të gjitha ndeshjet, vetëm atë të Skënderbeut sot nuk e kam parë. I ndjek për të parë se si duhet të përgatitemi ndaj tyre. Për mendimin tim, ekipi më i mirë është Vllaznia, më pas vjen Teuta, jo se nuk është Partizani dhe Laçi, por Vllaznia ka diçka më shumë se të tjerët”, përfundoi trajneri Longo./Ora News/.
