Watzke: Çmenduri kur lexon idiotësitë që thuhen për të ardhmen e Haaland

Çdo ditë e më shumë flitet për Erling Haaland. Bomberi norvegjez po shkëlqen si gjithmonë në fushë dhe në shumë media prestigjoze e japin thuajse të larguar nga Dortmundi në verën e ardhshme duke nervozuar së tepërmi në një fare mënyrë edhe drejtuesit e verdhezinjve.

Në një reagim të fundit të Shefit Ekzekutiv, Joachim Watzke, duket zhgënjimi dhe nervozizmi i tij për lajme të tilla në media rreth lojtarit të skuadrës.

“Ende nuk është vendosur nëse do të largohet vërtet verën e ardhshme, do të shohim ... Disa ekspertë argumentojnë se do të na duhet ta shesim sepse jemi të kuotuar në bursë, por kjo është marrëzi e madhe. Vendimi për të shitur dikë varet vetëm nga klubi dhe vetë lojtari gjithashtu. Nuk ka besim apo pesimizëm, ne nuk kemi vendosur asgjë. Raiola? Është një agjent që merrem vesh me të. Klauzola e largimit do të ulet? Gjithçka ndryshon shpejt ... ajo që mund të them është se jam i sigurt se ai do të luajë në një nga klubet më të mirë në botë dhe Borussia Dortmund është në mesin e tyre ", u shpreh Watzke.

Kujtojmë që Haaland është kthyer në objektivin kryesor të merkatos së Real Madrid, Bayern Munchen dhe Man. City të cilët do të përplasen verën tjetër për të arritur te “killer” norvegjez./Ora News/.