Video/ Zgjohet Barcelona, rigjen 3 pikët dhe Ansu Fati. Dominon 3-0 Levanten në “Camp Nou”

Barcelona rikthehet te fitorja dhe rigjen qetësinë. Pas humbjes në Champions dhe dy barazimeve zhgënjyese në kampionat, katalanasit rigjejnë fitoren e për me tepër pa Ronald Koeman në stol.

Trajneri holandez është pezulluar me dy ndeshje pas kartonit të kuq që mori ndaj Cadiz dhe sot ishte në tribunën e “Camp Nou”.

Gjithsesi, mes mungesave të shumta që kishte dhe duke futur dy të rinj të akademisë si titullar si, Gonzalez dhe Gavi, vendasit bënë detyrën teksa mundën 2-0 Levanten para tifozëve të tyre.

Ndeshja mori rrjedhën më të mire që në fillim kur Depay me penallti çoi para ekipin 1-0 dhe në 14’, De Jong dyfishoi rezultatin.

Ndeshja shkoi qetësisht dhe Koeman vendosi të aktivizonte pak minuta Ansu Fati I cili rikthehet në fushë pas një viti pothuajse dhe menjëherë gjeti rrjetën për ta mbyllur ndeshjen 3-0./Ora News/.