Hoti: Situata në Kosovë kritike, Serbia mund të cenojë stabilitetin në rajon
I ftuar në RTV Ora, studiuesi Dritan Hoti u shpreh se në deklaratat që kanë vendosur në një gjatësi vale Kosovën dhe Serbinë nga zyrtarë të BE-së, shikohet një tendencë perceptimesh që nuk janë shumë dashamirësi ndaj nesh si shqiptarë.
Ai theksoi se fakti që Serbia po avancon në veri tregon se nuk ka ndryshuar si shtet, përtej retorikës dhe angazhimeve si në Open Ballkan.
Hoti: Deklarata e tilla që kanë vendosur në një gjatësi vale Kosovën dhe Serbinë nga zyrtarë të BE-së, shikohet një tendencë perceptimesh që nuk janë shumë dashamirësi ndaj nesh si shqiptarë. Fakti që Serbia po avancon në veri tregon se nuk ka ndryshuar si shtet, përtej retorikës dhe angazhimeve si në Open Ballkan. Prandaj duhet parë mirë një gjë e tillë sepse Serbia nuk mund të ulet në dy karrige.
Ai shtoi se është një situatë kritike, sepse nëse përmbysen disa ekuilibra të brendshëm të Kosovës, Serbia mund të cenojnë edhe rendin dhe stabilitetin aktual në rajon.
Hoti: Është një situatë kritike, sepse nëse përmbysen disa ekuilibra të brendshëm të Kosovës, Serbia mund të cenojnë edhe rendin dhe stabilitetin aktual në rajon. Ne duhet të nxjerrim mësime nga kjo situatë, në mënyrë që të forcojmë elementët e shtetit tonë. Sigurisht që të përforcojmë prezencën e SHBA-ve, sepse është një forcë stabilizuese dhe sigurie e hapësirës shqiptare.

