Nuk ka arratisje për Real Madrid, vetëm barazim për Ancelottin ndaj Villarreal (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2021, 22:56
Për herë të parë këtë sezon, Real Madrid nuk arrin të shënojë një gol. Goli dhe fitorja nuk erdhi dot as në minutat shtesë, siç është mësuar të shënojë skuadra e Ancelottit e cila barazoi pa gola ndaj Villarreal në “Bernabeu”.
Ishte një duel i fortë me raste dhe episode por skuadra e Emery arriti t’i rezistonte sulmit madrilen duke arritur të mbajë rrjetën e paprekur nga Benzema me shokë.
Për Real Madrid sfumohet mundësia për t’u shkëputur duke parë humbjen e Atleticos por edhe një barazim ndaj Villarreal qëndron duke patur parasush se këta të fundit ende nuk kanë pësuar asnjë humbje.Ora News/
