Yjet nuk shënojnë por PSG fiton, parizienët mposhtin 2-0 Montpellier (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2021, 22:52
Edhe pa Messin në fushë, Paris Saint Germain fiton por golat dhe spektakli po vonojnë. Në “Parc de Princes”, skuadra e Pochettinos kaloi me rezultatin 2-0 Montpellier, në një ndeshje të luajtur më mirë se rivali të cilët edhe mund të kishin shënuar por në fund ishin vendasit që morën suksesin e tetë radhazi.
2-0 ishte rezultati final i takimit, me golin e realizuar nga Gueye në 14’ dhe në fund nga Draxler teksa treshja Neymar-Mbappe-Di Maria nuk arritën ta gjenin golin.
Për t’u veçuar është sërish vendimi i Pochettinos për të zgjedhur titullar Navas dhe jo Donnarummën.
Ndërkohë në sfidën tjetër, Lyoni bëri një hap fals teksa barazoi 1-1 në shtëpi me Lorient.