Tiranë: Arrestohen burrat që rrahin gratë, procedohet administratori i pallatit në ndërtim ku u dëmtuan 2 punëtorë

Policia e Tiranës informon se ka arrestuar dy burra për dhunë në familje ndërsa dy punëtorë janë dëmtuar aksidentalisht në punë.

Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia e Komisariatit të Policisë Nr. 6 pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Një 31 vjeçar u arrestua nga komisariati nr 2 u arrestuan pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të ish-bashkëshortes së tij.

Dy punëtorë janë dëmtuar aksidentalisht në punë në një pallat në ndërtim e sipër. Policia ka proceduar në gjëndje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” shtetasit E. Xh., 50 vjeç, me detyrë Drejtues teknik i një firme dhe A. K., 43 vjeç, administratorin e firmës.

Të dy punëtorët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.