Rrëmbehet dhe dhunohet një person në Tiranë, arsyeja dyshohet se ishte një zënke në rrjetet sociale

Kozak Braci banues në “Allias”, Tiranë është rrëmbyer dhe ushtruar dhunë ndaj tij për disa minuta.

Policia ka identifikuar autorët e ngjarjes dhe i ka shpallur në kërkim, e ndërsa për të riun Braci është bërë i mundur gjetja e tij.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i nisur në rrjete sociale që ka agravuar më pas.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, policia bën me dije e kanë shoqëruar shtetasin K. B për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se rreth 1 javë më parë në pallatin e tij në zonën e “Alliasit” iu vendos një lëndë piroteknike në sheshpushimin e pallatit.