Zjarr i madh në Borizanë të Fushë Krujës, flakët afrohen pranë fabrikës së çimentos

Zjarr i madh në Borizanë të Fushë Krujës, flakët

Zjarrfikëset kanë arritur të fikin një zjarr në fshatin Derven, ndërsa një vatër e re zjarri regjistrohet në fshatrat e Fushë Krujës.

Zjarri ka rënë në kodrat e fshatit Borizanë në afërsi të fabrikës se çimentos Titan.

Flakët janë rreth 100 metra larg rrethimit të fabrikës dhe vijon të përparojë duke djegur pisha, shkozë e shkurre të ndryshme.

Ndërkohë, dy mjete zjarrfikëse të repartit të Krujës janë në vendngjarje, por terreni i thyer dhe mungesa e rrugës e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve.

Sipërfaqja e djegur deri tani është mbi 5 hektarë dhe zjarri avancon i favorizuar edhe nga era e cila sot nuk ka pushuar për asnjë moment.