Video që nuk duhet humbur/ Policia kap “mat” të moshuarin duke ujitur hashashin

Policia e Shtetit duket se po vijon aksionet për goditjen e çdo rasti të kultivimit të lëndëve narkotike.

Së fundmi në një video të siguruar nga Ora News shikohet se si efektivet e policisë së shtetit gjatë kontrollit në terrene malore kanë evidentuar një rast kur një i moshuar është arrestuar në kushtet e flagrancës teksa po ujiste hashashin.

Në video duket i moshuari rreth moshës 60 vjeç teksa qetësisht vijonte punën e tij.

Operacioni duket se është zhvilluar paradite teksa i moshuari i surprizuar nga policia ndërpret vaditjen në shenjë revolte por dhe mërzie.

Në parcelë shihen disa dhjetëra rrënjë kanabis të vendosura në një zonë të rrethuar dhe të mbrojtur.
Ende nuk ka të dhëna nëse policia kishte dijeni për të apo e kanë zbuluar gjatë kontrolleve.