Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores së Lushnjes, Natasha Prifti
Komisioneri Publik ku bërë një ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër të KPKt, për Natasha Prifti (Shallapi), prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lushnjë.
Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi vendimin dhe aktet shoqëruese të tij, bazuar në Rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), çmon se vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij.
Po ashtu, Komisioneri shton se ky vendim përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur për shqyrtim, nëpërmjet ankimit, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.
Nëpërmjet këtij ankimi, kërkohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen dhe, në përfundim të gjykimit, të vendosë ndryshimin e vendimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Natasha Prifti (Shallapi).

