Batuta e Demaliajt: DASH ka materiale për Berishën, pse nuk i nxjerrin pyesni avokat Ngjelën

Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia u shpreh se DASH ka marrë një vendim që e dinë ata, pasi kanë materiale për Berishën kur ka qëndruar në pushtet.

Ai tha se nuk mund të përdoret DASH për të justifikuar veten, sepse si drejtësia duhet të jetë për të gjithë njëlloj, pasi Berisha nuk i ka bërë këto gjëra vetë.

Demalia: DASH ka marrë një vendim që e dinë ata. Unë besoj se kanë materiale për Berishën sepse e dinë se çfarë ka bërë ai kur ka qëndruar në pushtet. Por unë nuk e di se pse nuk i nxjerrin, sepse nuk jam DASH apo avokat Ngjela që i di këto gjëra.

Problemi është se nëse do të përdorim DASH për të justifikuar veten, sepse si drejtësia duhet të jetë për të gjithë njëlloj. Berisha nuk i ka bërë këto gjëra vetë. Korrupsioni me Rrugën e Kombit është bërë me Bashës, sepse ai ishte ministër transporti. Po ashtu, edhe Gërdeci është bërë me firmën e ministrit Mediu. Pse me këta nuk janë në listën e zezë të SHBA-ve?