Vuçiç i kërkoi të tërheqë trupat, i përgjigjet Kurti: Njësitë speciale janë aty të mbrojnë vendkalimet kufitare

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se njësitë special të Kosovës ndodhen atje vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare.

Një deklaratë të tillë e ka bërë në takimin me ambasadorët e vendeve të Quintit, mesditën e sotme, ndërkohë që Vuçiç pas takimit në Beograd me Këshillin e Sigurisë Kombëtarë kërkoi tërheqjen e trupave “që pushtuan” veriun e Kosovës, 

“Ligji është zbatuar, trajtimi i barabartë është siguruar, njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare.

Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpiejnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre.

Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cenuar ata, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se liria e lëvizjes është e drejtë dhe vlerë që nuk bën të shkelet."