Vendosja e Reciprocitetit/ QUINT-i ndërmjetës mes Serbisë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it bëjnë të ditur mediet kosovare.

Ky takim ka ardhur si rezultat i vendosjes së reciprocitetit për targa nga Qeveria e Kosovës.

Të hënën më 20 shtator forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinje -Bërnjak për të zbatuar vendimin e reciprocitetit me Serbinë. Sipas këtij vendimi, veturat me targa të Serbisë nuk do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës dhe të njëjtit duhet të pajisen me targa të përkohshme RKS.

Për marrjen e targave të përkohshme duhet të paguajnë 5 euro dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë. Ndërkohë presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se nuk kishte pranuar propozimin e QUINT-it.