Berisha përkrah Kurtit për targat: Dënoj reagimin destabilizues të Vuçiç dhe heshtjen e argatit të tij në Tiranë

Berisha përkrah Kurtit për targat: Dënoj reagimin destabilizues

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitetin për targat me Serbinë.

Njësoj si Kurti, Berisha thotë se ky vendim ishte i diktuar nga Beogradi pas diskriminimit që u bënte makinave me targë të Kosovës që hynin në Serbi.

Berisha dënon reagimin destabilizues të presidentit serb, njëkohësisht edhe heshtjen e kryeministrit Rama, të cilit i referohet si argati i Vuçiç në Tiranë.

"Kosova vendosi dje reciprocitetin me Serbine.Te dashur miq, Republika e Kosoves vendosi dje reciprocitetin me Serbine dmth makinat me targa serbe qe hyne ne Kosove detyrohen te vendosin ne targe te perkohshme me afat skadimi 60 ditor qe kushton euro 5 njelloj sikunder Beogradi detyronte makinat e Kosoves qe kalojne ne territorin e Serbise.

Pas kesaj mase reciprociteti te imponuar nga diskriminimi qe Beogradi u bente makinave me targe te Kosoves qe udhetonin ne territorin e Serbise, Serbet ne Veri te Kosoves me urdher te Beogradit reaguan me bllokimin e rrugeve te cilat i çbllokoi policia e Kosoves.Pershendes kete mase te qeverise se Kosoves per vendosjen e reciprocitetit midis vendeve te barabarta dhe denoj reagimin destabilizues te serbomadhit Vuçiç dhe heshtjen e argatit te tij ne Tirane, Zografi bis ndaj qendrimit te padronit te tij Vuçiç".

Qytetarët serbë edhe gjatë të martës kanë vazhduar protestën, duke bllokuar rrugët që shpiejnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Forcat e Policisë së Kosovës kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë reciprociteti për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë.