Makina, autoblinda, policë e njerëz në pritje, pamje me dron nga bllokimi i kufirit në Jarinjë

Qeveria e Kosovës dje nisi me zbatimin e reciprocitetit për targa duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës.

Kjo është dita e dytë që qytetarë serbë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Ata e kanë kaluar natën atje, ndërsa rruga është e bllokuar me kamionë dhe vetura.