Serbia refuzon zgjidhjen e QUINT-it për targat me Kosovën: Do i japim pak kohë Prishtinës të ndryshojë ose....
Serbia ka mbledhur në një takim urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë reciprociteti për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbia do të vlerësojë marrjen e masave kundër Prishtinës brenda pak ditëve.
“Ne duam të tregojmë vullnet të mirë dhe t’I lëmë Prishtinës pak kohë për të ndryshura vendimin e tyre, nëse nuk do e bëjnë ne do të marrim masa për të mbrotjur Serbinë” ka thënë Vuçiç pas mbledhjes.
Ai gjithashtu ka thënë se mori një propozim nga BE-ja dhe vendet e QUINT-it se si duhet të duket një “zgjidhje kompromisi”por refuzoi.
"Refuzova sepse nuk dua të ofendoj Serbinë” ka thënë ai, citon Tanjug.
Ne do të kërkojmë nga Bashkimi Evropian që të na përgjigjet brenda një muaji nëse Marrëveshja e Brukselit ekziston apo jo, dhe heshtja e tyre do të jetë përgjigja se kjo marrëveshje nuk ekziston, tha më tej presidenti serb, Aleksandar Vuçiç
Në konferencën për shtyp pas takimit ai deklaroi se “ky është një nga kushtet që Serbia të vazhdojë dialogun”.