Reciprociteti për targat, Varhelyi: Kosova dhe Serbia t'i kthehen dialogut, të sigurohet liria e lëvizjes pa vonesë

Eurokomisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar për situatën problematike Kosovë - Serbi.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ai  bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të zvogëlojnë tensionet dhe t'i  kthehen dialogut.

Ai thekson se veprimet e  njëanshme nuk janë zgjidhje.

#Serbia #Kosova, është e neojshme të ushtroni përmbajtje dhe të zvogëloni tensionet, t’i ktheheni dialogut dhe të siguroni lirinë e lëvizjes pa vonesë. Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen.” shkruan Varhelyi