Pollo: Refuzimi i liberalizimit të vizave në Kosovë lidhet me azilkërkuesit nga Shqipëria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2021, 18:02
Ish-deputeti i PD-së Genc Pollo ka shpërndarë në profilin e tij një postim nga Gerald Knaus i Nismës Evropiane të Stablitetit.
Në postim ai sqaron se mos dhënia e liberalizimit të vizave për Kosovën lidhet me valët e migrimit dhe azilkërkuesit nga Shqipëria.
Sipas tij, Knaus konfirmon se numri i shumte i azilantëve nga Shqipëria në France etj. ka bërë qe Franca e disa shtete të BE të jenë të rezervuar për të përkrahur liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Hera e parë që dëgjoj se mos dhënia e liberalizimit të vizave për Kosovën nga BE-ja është e lidhur me valët e migrimit dhe azilkërkuesit nga Shqipëria nën qeverinë Rama (valët filluan në 2014). Jo jologjike. Dështimi për të njohur rrënjët e shkaqeve në Shqipëri”, - shkruan Pollo.

