Irini Qirjako rrëfen në studion e "Jeto me Orën" koncertin në ullishte: Më i rralli në jetën time
Këngëtarja e njohur Irini Qirjako ishte e ftuara në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora.
Për moderatoren Ana Kallaku, këngëtarja ka treguar koncertin më të veçantë të jetës së saj, atë në ullishte. Për shkak të kufizimeve të pandemisë artistëve ju desh të ndalnin evente dhe koncertet muzikore.
Irini Qirjako tregoi se kanë mbajtur një koncert të veçantë në Itali jo në një sallë siç jemi mësuar zakonisht t'i shohim artistët, por në një ullishte, në ambient të hapur.
Irini Qirjako: "Në kohën e pandemisë vjet nuk bëhej fjalë sepse do zbatoja protokollin, rregullat, ligjet, kështu që nuk mund të bëje shaka sepse jeta është gjëja më e çmuar për njeriu. Shyqyr këtë behar u liruan pak gjërat dhe filluam aktivitetin, filluam me koncerte, jo disa dasma, por jo me atë intensitet që ka qenë më parë. Megjithatë shyqyr kemi punuar dhe më tepër jam lumturuar që kam qenë përballë publikut. Edhe me publikun e huaj se kam qenë dhe në Itali.
I vetmi koncert ka qenë në 2020 me shpirt ndër dhëmbë vajtën në Itali dhamë një koncert, por nuk e dhamë në salla, e dhamë në ullishte. Ishte gjë shumë e veçantë, e paprovuar më parë, ishte inskenuar një skenë e thjeshtë. Ky ka qenë koncerti më i rrallë që kam dhënë në jetën time."/OraNews/