"Jeto me Orën", nis sot emisioni në Rtv Ora që do i japë ngjyra e pozitivitet pasditeve tuaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2021, 13:08
Surprizat nuk kanë fund në Rtv Ora. Sot nis një tjetër emision i ri, që premton pasdite të këndshme, argëtuese dhe plot ngjyra për publikun shqiptar.
"Jeto me Orën" është programi më programi me i ri ri që nis sot në Rtv Ora. Do të transmetohet çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 18:00.
Nën drejtimin e moderatores Ana Kallaku, "Jeto me Orën" është një dritare nga ku do të keni mundësinë të njiheni me personazhe të veçantë, heronj të heshtur si dhe ngjarje që ndikojnë jetën tonë të përditshme.
