Çfarë e bën të suksesshëm emisionin e Robert Berishës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2021, 11:26
Përveç se këngëtar, Robert Berisha tashmë është edhe moderator.
Berisha moderon emisionin e mbrëmjes "Robi plaket kur don vetë", i cili transmetohet edhe në youtube.
Ai tregon se emisioni i tij është pritur mirë nga publiku dhe se është bërë i suksesshëm.
"Në Kosovë nuk kishte një emision mbrëmjeje, ndoshta mungesa e një Late Show ishte arsyeja e suksesit të emisionit.
Kam marrë komente shimë të mira. Në Kosovë i pëlqejnë shumë batutat e emisionit. Nuk e di nëse në Shqipëri i kuptojnë batutat. Me ekipin e emisionit çdo javë jemi me dilemën , të marrim artistë nga Kosova apo Shqipëria. Kam kuptuar që publiku është lodhur nga politika. Populli do të qesh", thotë Berisha në "Ditë e Re".



