"Kur e ndalon polici thotë jam baba i Bes Kallakut", aktori rrëfen se i ati nuk donte të merrej me art

Aktori i humorit Bes kallaku ishte i ftuari i parë i emisionit më të ri në RTV Ora "Jeto me orën."

Përballë moderatores Ana Kallaku, njëkohësisht dhe motra e tij, Besi rrëfu disa të pathëna nga jeta.

Nëna e Besit tregoi një "incident" të vogël me të birin i cili i kishte marrë kostumin nga garderoba dhe ja kishte kthyer të grisur.

"Nuk do ta harroj kurrë që në garderobën time ndodhej një kostum që unë e kisha më të preferuarin tim, ti e kishe marrë. Ndërkohë kur e solle në shtëpi e solle të grisur dhe unë pas shumë kohësh kur dëshiroja ta vishja e gjeta të grisur në garderobë dhe nuk gjeja momentin për të të kërkuar llogari për atë kënaqësi që ti më kishe dhënë në skenë," u shpreh e ëma.

Përsa i përket babait, Besi tha se ai nuk ka qenë kurrë dakord që të bëhet aktor, por në fund ishte Besi që fitoi.

Bes Kallaku: "Babi nuk ka dashur kurrë që unë të merresha me art, të bëhesha aktor. Babi është inxhinier ndërtimi dhe ka dashur gjithmonë që unë të isha në shkencat e natyrës. Ose shko për inxhinieri, ose shko për ekonomi. Edhe ajo që shkoi për ekonomi ja ku është (drejtohet nga moderatorja). Pavarësisht se nga babai kam marrë sensin e humorit. Sa herë që mua më thoshte "shiko se nuk ke për çfarë e do të shkosh për aktro, jo ku i ke aktorët sot." Bëhet fjalë për vitin 2003 dhe atëherë nuk ishte televizioni në këtë nivel që është sot dhe nuk ishin pagesat në këto nivele që janë sot. Dhe në gjithë atë luftë fitova unë dhe sot kur e ndalon polici babin tonë thotë jam baba i Bes Kallakut."

Ana Kallaku: "Këtë e thotë gjithmonë, ta pranojmë."