VIDEO/ Elhaida Dani kthehet me “Zanin”


“Zanin”  e këngëtares Elhaida Dani e dëgjoi e gjithë salla koncertore e teatrit të Operas dhe Baletit.

Përmes këtij projekti muzikor këngëtarja synon të jetë më afër publikut shqiptar, për t'i falenderuar për mbështetjen që ka marrë prej tyre.

Albumi ka 5 këngë dhe 5 klipe, për të cilat Dani falendorn bashkëpuntorët e saj.

"Kur them Zani nuk e kam fjalën për zanin që po më dridhet në këto momente. E kam fjalën ëpr "Zanin" që është projekti më i ri muzikor prej 5 këngësh dhe prej 5 klipesh të punuara me aq artistllëk dhe dashuri nga bashkëpunëtorët më të mirë që mund të kisha. Sot vendosa të ndaloja në Tiranë, atu ku gjithçka nisi," tha Dani.

Në Tiranë ajo ishte edhe pranë kantautorit italian Ricardo Cocciante, i cili e ka mbështetur Elhaida Danin pas fitores së saj në “The Voice of Italy”. 

Ai tha se italianët nuk e pritën mirë fitoren e saj, por talenti thyen çdo kufij.

"Elhaida mori pjesë në  “The Voice of Italy” dhe fitoi edhe pse nuk është italiane sepse talenti është mbi gjithçka. Italianët thanë që është shqiptare dhe nuk mund të fitojë, por zëri dhe shpirti i saj bënë që të fitonte," tha Cocciante.

Projekti muzikor i këngëtarës shqiptarë vjen pas suksesi t që pati në Itali në emisionin “Thë voice” dhe pas rolit të Esmeraldës  në muzikalin  “Notre Dame de Paris”.

 E ftuar ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila u shpreh krenare për punën e Elhaidës, të cilën e cilësoi si një nga ambasadoret më të mira të Shqipërisë në botë.