Covid nuk i prishi dot planet, dasma e pazakontë në Kosovë: Tampon te dera për 270 të ftuar
Një dasmë e pazakontë është zhvilluar në muajin gusht në Kosovë. Për shkak të situatës së Covid, 270 të ftuar kanë bërë tamponin te dera.
Në 6 gusht Adelina dhe Arianiti kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë. Pas tamponit të ftuarit, çifti dhe familjarët kanë shijuar në maksimum festën. As Covid nuk arriti të prishë planet e tyre.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype për emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora çifti dhe babai i Arianitit tregojnë historinë e veçantë.

Babai i Arianitit ka rrëfyer se ishte ideja e tij për t'i bërë tamponin 270 të ftuarve.
"Ishte ideja ime sepse ishte kohë pandemie dhe numrat ishin shumë të lartë. Për atë gjë vendosëm të bënim tamponin dhe mos rrezikonim as dasmorët që kishim ftuar. Aty vendosëm që pa tampon nuk do bëjmë dasmë," tha babai i Arianitit.
Zoti Agim tregoi se ju deshën 5 ditë për të organizuar gjithçka.
"Ne na u desh 5 dirë të bënim programin dhe të organizonim tamponin. Çdo gjë shkoi në rregull, për 5 ditë kemi përfunduar gjithçka," shtoi ai.
"Ne jemi vaksinuar 2 javë para se të fillonte dasma," rrëfeu Arianiti.
"E kemi bërë tamponin dhe ne për të qenë të sigurt," shtoi ai.
"Ne na përgëzoi çdo njeri për atë që bëmë," shtoi babai i Arianitit.
