Ana i kërkon falje Bes Kallakut, aktori e surprizon në studion "Jeto me Orën"
Aktori Bes Kallaku ishte në një intervistë ekskluzive për motrën e tij në ditën e parë të emisionit që moderon Ana Kallaku, "Jeto me Orën" në RTV Ora.
Ai u rrëfye "pa dorashka" para moderatores dhe rrëfeu detaje të pazbuluara nga jeta e tij.
Ana Kallaku: "A mund të të falenderoj sot dhe të të them përpara të gjithëve faleminderit për çdo përkundje djepi. Duhet të ta them këtë dhe gjithashtu të të kërkoj falje që nuk të jam hequr nga dora dhe nga çdo grup shoqërie që të vija si barrë?"
Bes Kallaku: "Në çdo ditëlindje të shokëve të mi ishin 10 çuna në fillore edhe një çerr i vogël për dore."
Ana Kallaku: "Duket se koha tregoi që edhe tani që kanë kaluar kaq vite vazhdon të kesh të njëjtin mision me mua. Motra që nuk shkëputet nga vëllai."
Bes Kallaku: "Qysh 8 vjeç e kisha për dore dhe vinte pas meje. Nuk mu nda dhe akoma edhe sot. "
Ana Kallaku: "Dhe nuk do të të shqitem dhe s'do të të ndahem për gjithë jetën."
Besi në bashkëpunim me të ëmën e surprizoi moderatoren me dy foto nga fëmijëria të cilat i ngjallën emocione të shumta.
Ana Kallaku: "Ku i gjete? Seriozisht?"
Bes Kallaku: "Kjo ishte në bashkëpunim me mamin që i thashë të lutem më gjej 2 foto. Aty kemi qenë te një ditëlindje e njërit prej shokëve të mi."
Ana Kallaku: "E mbaj mend."
