“The Crown” Drama e familjes mbretërore vlerësohet si seriali më i mirë dramatik
Drama popullore e familjes mbretërore britanike "The Crown" u vlerësua si seriali më i mirë, duke rrëmbyer disa çmime “Emmy”, në ceremoninë prestigjioze që u mbajt në Los Anxhelos të Dielën. Fituesja e çmimit Oscar, Olivia Colman, u shpall “Aktorja më e mirë”, për portretizimin e Mbretëreshës Elisabeta e II.
Ajo e përshkroi fitoren si "një fund të mrekullueshëm të një udhëtimi të jashtëzakonshëm me këtë familje të bukur. Ndërsa Josh O'Connor, i cilësuar “Aktori më i mire” për rolin e Charles, tha këto ishin "dy vitet më shpërblyese të jetës së tij".

"The Crown" gjithashtu fitoi të dy çmimet e aktorit mbështetës, përfshirë një për Gillian Anderson për portretizimin e Margaret Thatcher dhe çmimet për skenarin dhe regjinë më të mirë.
Edhe drama globale e shahut "The Queen's Gambit" u vlerësua si seriali më i mire, me seri të kufizuara. Hiti i madh Apple TV+ "Ted Lasso" fitoi si seriali më i mirë komedi dhe një mori çmimesh aktrimi.
Me çmime u vlerwsuan performancat e Kate Winslet për dramën detektive të qytetit të vogël "Mare of Easttown", bashkw me Julianne Nicholson dhe Evan Peters. Ndwrsa Ewan McGregor fitoi “aktorin më të mire” të serisë së kufizuar për serinë e stilistëve të modës "Halston".
Por të 12 çmimet kryesore të aktrimit shkuan për aktorwt e bardhë, duke bërë që disa përdorues të mediave sociale të kritikojnw nwn hashtagun #EmmysSowhite.
