"Zanin, na kishte marrë malli me ta ni..." kthehet Elhaida Dani dhe shkëlqen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2021, 11:13
Pas disa vitesh mungesë në tregun muzikor shqiptar Elhaida Dani është kthyer fuqishëm dhe me dinjitet ashtu siç di vetë ajo.
Ditën e djeshme Elhaida publikoi 3 këngë të reja: Zanin, Jam Betu dhe Hajmali. Kënga e parë është dedikim i veçantë për Shkodrën.
Një këngë dedikuar Shkodrës, qytetit të saj të vendlindjes, Elhaida i këndon kujtimeve të bukura dhe nostalgjisë që ka për vendin e saj.
Një videoklip nën ritmet melodioze, i xhiruar në natyrë, plotë ngjyra dhe harmon, ku Elhaida shkëlqen në fustanin e saj të verdhë.
Me këngën "Jam Betu" Elhaida i këndon dashurisë.
Ndërsa në klipin e këngës "Hajmalia" Elhaida na fton të kërcejmë nën notat ritmike të muzikës.
