Mevlan Shaba i bën propozimin e sikletshëm Ester Bylykut, plas debati: Djemtë e Përputhen s’janë të rënë nga qielli

Në rubrikën ‘Pyetje Hot’, Mevlani i kërkoi Esterit t'i përgjigjej pyetjeve të tij, duke shkaktuar edhe mosmarrëveshje të vogla mes tyre.

Mevlan Shaba: "Do më thuash të vërtetën, cili nga djemtë e Përputhen që ke intervistuar të ka pëlqyer, që edhe mund të krijoje ndonjë lidhje?"

Ester Bylyku: "Asnjë."

Mevlan Shaba: "Mos më gënje. Ata janë shumë të paraqitshëm."

Ester Bylyku: "Nuk po të gënjej, ti e bën sikur janë të rënë nga qielli. Mund të jenë ëndrra e çdo femre, por jo e imja."

Mevlan Shaba: "Nuk po them ëndërr, por ndonjë që e ke pasur qejf."

Ester Bylyku: "Janë shumë të mirë dhe pozitiv të gjithë, por për lidhje asnjë. "/OraNews/