"Kjo është intervista ime më emocionale", Bes Kallaku rrëfehet tek motra: Anën e kam rritur unë
Ditën e sotme startoi emisioni "Jeto me orën" në RTV Ora me moderatoren Ana Kallaku.
Një intervistë ekskluzive erdhi nga vëllai i saj aktori Bes Kallaku i cili rrëfeu për herë të parë shumë detaje nga jeta e tij.
Ndër të tjera aktori tha se motrën e vet e ka rritur ai, pasi mami ikte në punë.
Bes Kallaku: "Kjo është intervista ime më emocionale brenda vetes sime. Sinqerisht..."
Ana Kallaku: "Kemi kaq shumë gjëra për të thënë sot sa nuk e di se çfarë do themi më parë."
Bes Kallaku: "I kërkoj falje të gjithë atyre që po na shohin, por jam i emocionuar sepse Ana ime e vogël dhe për gjithë publikun, unë kam qenë ai që e kam rritur Anën sepse unë kam 7 vite diferencë me të dhe kur mami me babin iknin në punë dhe unë e mbaja. Pastaj kur vinte mami, unë ikja në shkollë dhe mami e mbante."
